Lajme
Mallrat serbe mund të hyjnë në Kosovë nëpërmjet Maqedonisë
Kompanitë përfaqësuese të prodhimeve serbe që janë dominuese në Maqedoni do të realizojnë eksportin e mallrave serbe dhe se tashmë janë furnizuar ato dhe do të realizojnë transportin.
Një pjesë e madhe e mallrave serbe përmes Maqedonisë do të hyjë në Kosovë, pas vendosjes së embargos për mallrat serb nga autoritetet e Prishtinës.
“Në Maqedoni janë të gjitha përfaqësitë e kompanive dhe prodhuesve serb, dhe se ato pritet të shtojnë kapacitet për të eksportuar mallra në Kosovë, pas embargos së vendosur nga Prishtina. Mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, për të evituar edhe humbjet nga tregu kosovar”, ka deklaruar një nëpunës i Ministrisë së Ekonomisë në Shkup, për mediat e shkupit.
Në pikat kufitare bëjnë të ditur se janë ka lëvizje të zakonshme të transportuesve nga Serbia, por kompanitë e shpedicionit nuk përjashtojnë rritjen e fluksit.
Qeveria e Kosovës vendosi embargon e mallrave serbe, apo të ashtuquajturën masë e reciprocitetit, pasi Qeveria serbe nuk lejon hyrjen në Serbi të mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës.
Serbia është njëra nga eksportueset e para të mallrave të saj në Kosovë. Nga eksporti i mallrave të saj, Serbia përfiton 400 milion euro në vit, ndërsa nga Kosova eksportohen vetëm 4 milion euro në vit. Autoritetet serbe kanë kërkuar ndihmë nga BE për zhbllokimin e kësaj mase dhe respektimin e marrëveshjes CEFTA.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











