Lajme
Qeveria miraton projektligjin për vlerat e luftës
Kjo ka ndodhur pak çaste para se ish luftëtarët e UÇK-së që po bënin grevë, të hynin në një protestë të përgjithshme
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për vlerat e luftës. Kjo ka ndodhur pak çaste para se ish luftëtarët e UÇK-së që po bënin grevë prej 61 ditësh të përshkallëzonin grevën e tyre në një protestë të përgjithshme.
Grevistëve lajmin e gëzuar ua ka kumtuar Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i këshillit grevist ka shpallur përfundimin e grevës.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi me rastin e miratimit ka thënë se me miratimin e këtij Projektligji, Qeveria e vendit po bën gjënë më të vogël që duhet bërë për kategoritë e luftës. Ai shtoi se ligji është më bashkëkohori dhe më i miri në rajon.
Më tej, u bë e ditur se miratimi i Projektligjit për vlerat e luftës bëhet në harmonizim të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










