Lajme
Edhe pak është Gentilini
Brukseli ka dështuar për herë të dytë të emërojë një emisar me mandat të plotë në Kosovë dhe për këtë arsye, Fernando Gentilinit i duhet të qëndrojë edhe dy muaj në Kosovë si përfaqësues special i BE-së.
Për shkak të mospajtimeve mes shteteve anëtare rreth riorganizimit të pranisë europiane në Kosovë dhe nëse emisari i ri do të shërbente edhe si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Këshilli i BE-së me rekomandim të kryediplomates Catherine Ashton ishte pajtuar që Gentilinit t’i japin një mandat të përkohshëm deri më 31 korrik.
Në Bruksel kanë shpresuar që gjatë kësaj periudhe do të arrijnë marrëveshje për rigrupimin e strukturave europiane në Kosovë dhe për emisarin me mandat të rregullt.
Megjithëse disa qeveri të shteteve evropiane kanë propozuar emra për postin më të lartë të BE’së në Kosovë, kjo procedurë nuk ka përfunduar.
Këtë javë, Baronesha Ashton do të shpallë vendimin për zgjatjen e mandatit të diplomatit italian deri në fund të shtatorit. Zyra e Përfaqësuesit të BE’së ka konfirmuar se Gentilini do të vazhdojë misionin në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











