Lajme
Statuja e William Walker në Reçak
Vendimi për të nderuar Walker me një statujë është nismë e komunës së Shtimes, e cila do ta organizojë ceremoninë më 15 janar, 18 vjet pas kryerjes së masakrës.
Ish-kreut të OSBE-së në Kosovë do t’i ngrihet një statujë për kontributin e madh që ai e ka dhënë për Kosovën, veçanërisht për fshatin Reçak, duke i treguar gjithë botës për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve.
Statuja e William Walker do të vendoset në Reçak më 15 janar. Në këtë fshat ishin masakruar 45 civilë shqiptarë, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
Pas vrasjes masive, Walker shkoi në vendin e ngjarjes, duke u bërë dëshmitari i parë ndërkombëtar që i dërgoi një mesazh botës se ajo që po ndodhte në Kosovë ishte krim kundër njerëzimit, përcjell albinfo.ch.
Vendimi për të nderuar Walker me një statujë është nismë e komunës së Shtimes, e cila do ta organizojë ceremoninë më 15 janar, 18 vjet pas kryerjes së masakrës.
Walker mori pjesë në një ceremoni përuruese në janar të këtij viti për hedhjen e themeleve të statujës. “Ishte një befasi. Nuk më thanë që do të ndodhte kjo”, tha ai në atë kohë. Statuja u realizua nga Idriz Balani, një skulptor nga Shqipëria.
(Foto: Idriz Balani)
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











