Lajme
400 mijë lëndë të pazgjidhura nga gjykatat
Në Gjykatat e Kosovës vlerësohen se janë 400 mijë lëndë të pazgjidhura, prej tyre 200 mijë janë për kundërvajtje. 200 mijë lëndë janë penale, civile dhe të çështjeve tjera
Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, vazhdon të jetë një problem, të cilin sistemi i drejtësisë nuk po mund ta tejkalojë për vite të tëra, bën të ditur “Evropa e Lirë”.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, deklaroi për “Radion Evropa e Lirë” se gjyqtarët në gjykata të caktuara nuk e kanë përmbushur normën e lëndëve, të cilat është dashur të përfundojnë, andaj, sipas tij, numri i lëndëve të pazgjidhura vazhdon të jetë i madh.
“Janë dikur rreth 400 mijë lëndë. Prej tyre 200 mijë janë për kundërvajtje. Diku i bie që rreth 200 mijë lëndë janë penale, civile dhe të çështjeve tjera”, tha Idrizi.
Ndryshe, korrupsioni në gjyqësi, mos-efikasiteti, grumbullimi i lëndëve, ngadalësimi në reforma – janë vetëm disa nga kritikat më të shpeshta që i janë bërë sistemit të drejtësisë edhe gjatë vitit 2016 nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Vetë udhëheqës të këtyre mekanizmave kanë thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të mëdha.
Ata kanë thënë se pavarësisht punës së bërë gjatë vitit 2016, nuk do të thotë se është bërë sa duhet për të kthyer besimin e duhur të qytetarëve në gjykata e prokurori
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











