Lajme
Kërkohet largimi i barrikadave në veri
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Thomas Countryman, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës duke i ofruar mbështetje Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, të njohur edhe ndërkombëtarisht.
Ai ka thënë se “SHBA-ja është kundër ndarjes së Kosovës dhe kjo çështje tashmë e njohur dhe as që do të diskutohet apo të jetë pjesë e bisedave mes Kosovës dhe Serbisë”. Më tej ai ka kritikuar Beogradin e veçmas disa zyrtarë të lartë që kanë pretendime për shtruarjen e idesë së ndarjes së Kosovës.
Countryman duke folur për RTK-në, ka kritikuar edhe qeverinë për aksionin në Veri që sipas tij u zhvillua pa konsultim. Megjithatë kërkoi që mosmarrëveshjet të zgjidhen nëpërmjet rrugëve paqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe serbët t’i largojnë barrikadat.
“Barrikadat duhet të hiqen sa më shpejt. KFOR-i dhe EULEX-i nuk bën të pengohen nga askush në kryerjen e misioneve dhe detyrave të tyre. Është e papranueshme për SHBA-në që KFOR-i apo EULEX-i të konsiderohen armiq të Kosovës apo Serbisë” ka thënë Countryman.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, më 24 gusht do të diskutojë për situatën në Kosovë, përfshirë edhe rrethanat e fundit të krijuar në veri të Kosovës. Në këtë mbledhje, siç njoftohet në faqen zyrtare të OKB-së, do të diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon rreth situatës në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











