Lajme
Ismail Kadare në një pullë postare të Postës së Kosovës
Kjo pullë postare emetohet në 80 vjetorin e lindjes së tij, në vitin që është shpallur si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”
“Në shenjë të nderimit të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe me famë ndërkombëtare, Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare. Posta e Kosovës ndihet krenare, sepse fondi i pullave postare është pasuruar edhe me imazhin dhe emrin e shkrimtarit tonë të madh.”, thuhet në një komunikatë për media të Postës së Kosovës me rastin e emetimit të pullës postare me portretin e shkrimtarit të madh-
“Duke marrë parasysh se një prej qëllimeve kryesore të Filatelisë së Postës së Kosovës është promovimi i vlerave kombëtare, ne ndihemi të nderuar që përmes kësaj pulle postare shprehim respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Kadaresë për çështjen e Kosovës.
Për dekada të tëra, Kadare përmes veprave të tij, intervistave dhe formave të tjera ishte në vazhdimësi bashkudhëtar me popullin e Kosovës në rrugën e gjatë e të mundimshme drejt lirisë dhe pavarësisë.
Si një prej personaliteteve shqiptare më të respektuara në qarqet ndërkombëtare, Kadare ishte gjithnjë pranë kauzës së drejtë të popullit të Kosovës. Ai bashkëjetoi me vuajtjet dhe përpjekjet tona.
Ai ishte me ne edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës çlirimtare, edhe gjatë procesit të bisedimeve për pavarësi duke ngritur zërin në qendrat më të fuqishme perëndimore.
Kjo pullë postare emetohet në 80 vjetorin e lindjes së tij, në vitin që është shpallur si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”.
Veprat e tij sot gjinden kudo, në të katër anët e botës, të përkthyera në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Edhe kjo pullë postare që nga sot do të udhëtojë me emrin dhe imazhin e tij kudo në botë”, thuhet veç tjerash në komuinikatë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












