Lajme
Reciprociteti, sjellë pak përfitime për Shqipërinë
Shqipëria dhe Serbia eksportojnë mallra shumë të ndryshme drejt Kosovës dhe mundësia për të zëvendësuar një pjesë të eksporteve serbe me ato shqiptare është e vogël.
Megjithatë, ka disa sektorë ku ekziston mundësia që industria shqiptare të përfitojë.
Statistikat e tregtisë së jashtme të Kosovës, që publikohen nga Enti Statistikave, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e importeve nga Serbia do të duhet të zëvendësohen nga importe nga vende më të largëta, ndërsa Shqipëria ka shanse të rrisë pjesën e vet në tregun e tullave dhe çimentos në Kosovë.
Sipas gazetes “Shqip”, reciprociteti që Prishtina i ka vendosur Beogradit rrezikon të shkaktojë kosto të larta për Kosovën nëse vijon deri në dimër.
Kosova importoi 260 milionë euro mallra nga Serbia në vitin 2010, pa llogaritur këtu energjinë elektrike, e cila ndonëse nuk rezulton e importuar nga Serbia, kalon nëpër linjat serbe të transmetimit, të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë.
Kosova importoi 44 milionë euro energji elektrike gjatë vitit 2010. Në muajt e verës, dy termocentralet e vjetër të Kosovës janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm sa për të mbuluar konsumin. Por gjatë muajve të dimrit, konsumi është shumë i lartë dhe importet janë të domosdoshme për të mos shkaktuar ndërprerje.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit











