Lajme
Westerwelle dhe Hague kërkojnë respektim të kufijve të Kosovës
Kryediplomati gjerman, Guiodo Westerwelle dhe sekretari i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, William Hague kanë botuar një koment në gazetën me renome gjermane “Frankfurt Allgemeine Zeitung” nëpërmjet të cilit kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që të gjejnë një zgjidhje që i respekton kufijtë e Kosovës dhe i lëviz dy vendet, Kosovën dhe Serbinë drejt anëtarësimit në BE.
Komenti i tyre u publikua pas takimit që Westerwelle dhe Hague zhvilluan të dielën. Ministri i Jashtëm Gjerman, Westerwelle do ta vizitojë të enjten Kosovën ku pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler. Kryediplomati Westerwelle do ta bëjë një udhëtim me helikopter mbi veriun e Kosovës, ndërsa në vizitën tri ditëshe në Ballkan, do ta vizitojë edhe Kroacinë dhe Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit










