Shkurt.ch
Zviceranët kanë blerë më pak vetura gjatë vitit 2016
Ndonëse kjo shifër (317 mijë) është për dy për qind më e vogël se një vit më parë (në vitin 2015), ajo i tejkalon pritjet që ka pasur shoqata profesionale Auto-Schweiz
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë shitur gjithsej 317 mijë vetura. Në këtë shifër përfshihen edhe veturat e shitura në Principatën e Lihtenshtajnit. Ndonëse kjo shifër është për dy për qind më e vogël se një vit më parë (në vitin 2015), ajo i tejkalon pritjet që ka pasur shoqata profesionale Auto-Schweiz, shkruan srf.ch.
Katër nga dhjetë makinat e reja që kanë blerë zviceranët gjatë vitit 2016 kanë qenë me motor dizel ndërsa është ndërprerë boomi i blerjes së makinave që tërheqin me të gjitha rrotat.
Drejtori i Auto-Schweiz. Andreas Burgener konstaton në një komunikatë për media se importuesit e automjeteve dhe shitësit e makinave janë ballafaquar me ulje të madhe të marzhave të shitjes.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












