Shkurt.ch
Universiteti i Bernës fillon trajnimin për klerikët myslimanë
Kjo vjen si rezultat i kërkesave në rritje që kanë për këtë profil spitalet, burgjet dhe qendrat e azilit
Duke filluar nga vera e këtij viti, Universiteti i Bernës do të bëjë trajnimin e klerikëve myslimanë. Kjo vjen si rezultat i kërkesave në rritje që kanë për këtë profil spitalet, burgjet dhe qendrat e azilit, ka thënë për gazetën “Le Temps” Isabelle Noth, profesoreshë për lëndë pastorale dhe për psikologji të religjionit.
Ky lloj trajnimi i ri pritet që veç tjerash të parandalojë që klerikët myslimanë të predikojnë te besimtarët e feve tjera për t`i kthyer në islam. Veç kësaj një testim i paralajmëruar do të ndihmojë që tendencat radikale të kandidatëve të identifikohen me kohë.
Duke vendosur për trajnimin e klerikëve myslimanë, Universiteti i Bernës përmbush një rekomandim të bërë nga autoritetet federale, transmeton albinfo.ch. Në një raport të bërë nga i deleguari i federatës së autoriteteve të sigurisë në nivel të Zvicrës kishte bërë fjalë për nevojën për veprim në drejtim të krijimit të mundësive për trajnim të klerikëve myslimanë.
Ndërkaq, që nga vera e vitit të kaluar është duke u realizuar një projekt pilot me klerikët myslimanë në fushë të azilit. Qëllim i këtij projekti është që të testohet nëse në të ardhmen do të caktohen klerikë myslimanë në të gjitha qendrat federale të azilt.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











