Shkurt.ch
Mbrëmë në Zvicër, zhiva zbriti në -29.9 gradë!
Në fshatin La Brevine, të njohur si “Siberia e Zvicrës”, zhiva në termometër mbrëmë ka rënë në minus 29.9 gradë celsius
Rrymat e ftohta ajrore nga Arktiku kanë shkaktuar temperatura të akullta në Zvicër. Kjo ka bërë që të edhe një herë, fshati La Brevine, i njohur si “Siberia e Zvicrës”, të shënojë edhe një rekord për periudhën e deritashme të vitit: zhiva në termometër në këtë fshat mbrëmë ka rënë në minus 29.9 gradë celsius, shkruan srf.ch.
Por La Brevine nuk ishte “Siberia” e vetme e natës së mbrëmshme, shkruan albinfo.ch. Kështu në Corvatsch të Kantonit Graubünden, në lartësinë mbidetare 3315 metra, temperatura gjatë natës ka rënë në minus 26.9 gradë. Ndërsa në majën e lartë 3580 metra, Jungfraujoch në Kantonin e Bernës është shënuar temperatura prej minus 24 gradësh celsius.
Por, temperatura të acarta janë regjistruar edhe në ultësira dhe në Zvicrën qendrore. Në Welschenrohr (Kantioni i Soloturnit) ka qenë minus 18.3 gradë ndërsa në Aeroportin e Cyrihut, zhiva në termometër ka rënë në minus 13.6 gradë.
Stacioni meteorologjik SRF Meteo pret që në natën e sontme në Oberengadin të shëmnohen temperatura prej minus 30 gradësh.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













