Shkurt.ch
Pesë fish më të shtrenjta shpenzimet mjekësore për dëbimin e refugjatëve
Kompanitë ajrore kërkojnë gjithnjë e më shpesh nga organizatorët e dëbimeve, që të sigurojnë paraprakisht përcjelljen mjekësore për personat e dëbuar
Shpenzimet që dalin për përkujdesjen mjekësore me rastin e dëbimit të të huajve nga Zvicra përmes rrugës ajrore, janë pesëfishuar. Kjo ka ardhur si pasojë e faktit se gjithnjë e më tepër azilkërkues të dëbuar kanë nevojë për përkujdesje mjekësore, shkruan srf.ch duke iu referuar autoriteteve federale, kompetente në këtë fushë.
Kompanitë ajrore kërkojnë gjithnjë e më shpesh nga organizatorët e dëbimeve, që të sigurojnë paraprakisht përcjelljen mjekësore për personat e dëbuar, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër edhe mjekët, të cilët i kanë kontrolluar më parë personat që duhej të dëboheshin, gjithnjë më shpesh vendosin për detyrimin që një mjek të jetë gjithsesi në bord në rastet e tilla.
Gjashtë vite më parë kishte vdekur një person me rastin e dëbimit dhe, ky rast fatkeq kishte ndikuar që të ashpërsoheshin rregullat sa u përket masave të përkujdesjes shëndetësore.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















