Lajme
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Prishtinë
“Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë, për shkak të kushteve në qarkullim, raporton albinfo.ch.
“Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha kompanive që të jenë në aksion. “Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës”.
Komuna gjithashtu iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të jenë shumë të vëmendshëm. “Iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre. Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme”, përfundon komunikata e Komunës së Prishtinës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë








