Shkurt.ch
Ja çfarë ndryshon në vitin 2017 për shfrytëzuesit e ndihmave sociale
Ndër të tjera, me të renë, nënat vetushqyese do të detyrohen të punojnë që në vitin e parë pas lindjes së fëmijës. Deri tash kështu ndodhte vetëm pas vitit të tretë pas lindjes
Me kalimin në vitin 2017 në Zvicër kanë hyrë në fuqi disa ndryshime në sferën e ndihmave sociale. Janë “shërbimet e varura nga situata” ato që janë ripërpunuar. Kështu, vizita te mjeku i dhëmbëve nuk hyn më në sigurimin bazik të detyruar por paguhet vetëm në varësi nga situata.
Po ashtu me të renë, nënat vetushqyese do të detyrohen të punojnë që në vitin e parë pas lindjes së fëmijës, shkruan blick.ch. Deri tash kështu ndodhte vetëm pas vitit të tretë pas lindjes.
Sipas rregullimit të ri, komunat duhet të llogarisin qiranë maksimale të banesave duke përdorur hapësirën efektive të banimit, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë ato (komunat) nuk munden t`i detyrojnë më shfrytëzuesit e ndihmave sociale që të tërhiqen, duke i caktuar qiratë maksimale me çmime më të ulëta se që në fakt ka banesa në treg.
Edhe para këtyre ndryshimeve të përmendura, në vitin 2016 kishte hyrë në fuqi një ndryshim: kontributi bazik për familjet e mëdha ishte shkurtuar për 76 franga në muaj. Pastaj të rinjtë nën moshën 25 vjeçare marrin 789 franga në muaj që është për 20 për qind më pak se më parë. Nga ana tjetër mundësitë për sanksionim janë rritur në krahasim me gjendjen që ka qenë para vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Me të renë, shuma që u jepet shfrytëzuesve të ndihmave sociale mund të shkurtohet deri në 30 për qind.
Edhe shtesa minimale për integrim qe hequr. Ajo më parë u jepej në rastet kur personat me ndihma sociale tregonin vullnet për të marrë pjesë në programe por këtë nuk e lejonte gjendja e tyre.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












