Lajme
Sot, në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar 46 fluturime
Gjatë ditës së sotme janë paraparë të realizohen 84 fluturime, gjithsej me 43 në shkuarje dhe 41 në arritje. Deri me tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses përveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin "Ataturk" në Stamboll”
Zyrtarë të Aeroportit kanë konfirmuar për Rtklive se të gjitha fluturimet e parapara gjatë ditës së sotme janë duke u realizuar.
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha për Rtklive se “deri në orën 15 e 40 janë realizuar 46 fluturime, prej tyre 26 në shkuarje dhe 20 ardhje. Prandaj, të gjitha fluturimet e parapara janë duke u realizuar sipas agjendës së paraparë”, tha ai.
Ndryshe, edhe më herët Aeroporti i Prishtinës bëri të ditur se sot i është kthyer normalitetit. Përderisa fluturime të shumta gjatë ditës së djeshme e patën të pamundur nisjen dhe arritjen në kryeqytetin kosovarë, sot nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”, njoftohet se janë duke u realizuar të gjitha fluturimet sipas agjendave të parapara.
“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme janë paraparë të realizohen 84 fluturime, gjithsej me 43 në shkuarje dhe 41 në arritje. Deri me tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses përveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll”, thuhet në njoftimin e zyrës për media dhe komunikim në Aeroport.
Sipas tyre, kushtet atmosferike momentalisht janë të përshtatshme për fluturime dhe pritet që të realizohen me sukses.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












