Shkurt.ch
Përdorin frikën nga burka, për të luftuar natyralizimin e lehtësuar
Syzheu që kanë zgjedhur Glarner me kompani ka synim frikësimin e votuesve duke u sugjeruar se me dhënien e pasaportave zvicerane në mënyrë të lehtësuar po favorizohen edhe të huajt e paintegruar, madje edhe fundamentalistët islamikë
Një grua me “burka” (mbulesa e plotë e grave myslimane) mund të shihet në pllakatin kundër iniciativës për natyralizim të lehtësuar të gjeneratës së tretë të të huajve. Gjithçka dukej e qetë dhe deri dje ende nuk kishte dalë ndonjë kundër-komitet që do të luftonte idenë e iniciativës në fjalë. Por ëtë javë ka filluar një fushatë nga një bërthamë e vijës së ashpër brenda SVP-së, e grumbulluar rreth deputetit Andreas Glarner, shkruan 20minuten.ch.
Këta janë mbrapa pllakatit të përmendur i cili është parë sot në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut dhe gjatë kësaj jave do të shpërndahet në të gjitha stacionet e mëdha hekurudhore të Zvicrës.
Syzheu që kanë zgjedhur Glarner me kompani ka synim frikësimin e votuesve duke u sugjeruar se me dhënien e pasaportave zvicerane në mënyrë të lehtësuar po favorizohen edhe të huajt e paintegruar, madje edhe fundamentalistët islamikë, transmeton albinfo.ch.
“Bartësja e burkës është simbol për integrimin e munguar”, thotë Glarner. Ai shton se natyralizimi masiv sot e ka shndërruar këtë proces në një akt të thjeshtë administrativ dhe kërcënues për identitetin e vendit. “Ne nuk e dimë më se kë po e natyralizojmë, përcjell albinfo.ch. Një i huaj i brezit të tretë i cili është lindur këtu dhe ka shkuar pesë vjet në shkollë, do ta marrë pasaportën e kuqe, pa e parë atë ndonjëherë komuna ku jeton”, ka tërhequr vërejtjen Glarner.
Ai citohet më tutje të ketë thënë se “studimet kanë treguar se edhe të huajt e brezit të tretë janë shpesh myslimanë të radikalizuar prandaj fushata ka të bëjë me ta dhe jo me, ta zëmë italianët e brezit të tretë.
Nga ana tjetër, bartësit dhe mbështetësit e iniciativës për natyralizim të lehtësuar e cilësojnë si “frikësim të ulët” dhe “fushatë të ndytë” atë që po bën SVP-ja.
Deputetja nacionale nga BDP-ja, Rosmarie Quadranti thotë lidhur me këtë se “tashmë nuk po hezitohet nga përdorimi i porosive të rrejshme përmes figurave. Bartësja e burkës nuk ka asgjë të bëjë me njerëezit që do të duhej të përfitonin nga lehtësimi i fitimit të pasaportës zvicerane. Në mes tyre është, ta zëmë, një kryetar i një shoqate sportive, i cili tashmë i ka rrënjët e veta në Zvicër”. Prandaj, Quadranti e konsideron fushatën të turpshme dhe të padrejtë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













