CH-Ballkani
Shqipëria e Kosova me bashkëpunim të dobët ekonomik
Eksportet e Shqipërisë me Kosovën kanë rënë 25% në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%
Bashkëpunimi në mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar.
Eksportet me Kosovën kanë rënë 25% në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%, shkruan “TCH”.
Rënia e shkëmbimeve tregtare ka shqetësuar bizneset e dy vendeve, të cilat thonë se hapësirat boshe po i shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar serbët, përcjell albinfo.ch.
“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, është shprehur kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.
“Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojnë aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produktet shqip.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













