Lajme
SHBA: Shtetasi serb i dënuar me vdekje
Serbia dëshiron të parandalojë juridikisht dënimin me vdekje të shtetasit të saj, në shtetin Nevada të SHBA-ve
Javën e kaluar, ajo ka dorëzuar një kërkesë përkatëse pranë autoriteteve amerikane, por ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat formale, njofton e përditshmja NZZ.
Behët fjalë për shtetasin 41-vjeçar Avram Nika, i cili në vitin 1994 e kishte vrarë një person që kishte dashur t`i ndihmojë në rrugë dhe ishte dënuar me vdekje. Diplomacia serbe është duke ndërmarrë gjithçka për tî realizuar të drejtat e ankesës ndaj këtij dënimi.
Nga qeveria serbe kanë deklaruar se Nika nuk dinte mirë anglisht, nuk ka qenë i njoftuar me ligjet amerikane dhe se për këtë, ai nuk ka pasur mbështetje. Prokur0ri amerikan Dick Gammick ka deklaruar se Nika nuk ka marrë ndihmë të nevojshme konsullore, pasi në atë kohë nuk ka ekzistuar një konsulat përkatës.
Në atë kohë, ish-Jugosllavia ndryshoi drastikisht, ndërsa Serbia ende nuk ekzistonte si shtet në vete.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










