Shkurt.ch
Zviceranët mbajnë së paku 790 mijë armë në shtëpitë e tyre
Por, edhe ky numër duket të jetë tejkaluar tashmë, gjë që kuptohet vetëm nga fakti se pesë kantone nuk i kanë ofruar të dhënat për t`i futur në regjistrin e përmendur
Në familjet zvicerane ka më shumë pistoleta dhe pushkë se sa është menduar deri tash. Kështu, sipas një vlerësimi të bërë para pesë vitesh nga Departamenti i Drejtësisë i Zvicrës, llogaritej se në shtëpitë e tyre zviceranët mbanin rreth 600 mijë armë, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, regjistri aktual qendror përmban pak më shumë se 790 mijë armë të regjistruara, shkruan sot gazeta “Sontagsblick”, transmeton albinfo.ch. Por, edhe ky numër duket të jetë tejkaluar tashmë, gjë që kuptohet vetëm nga fakti se pesë kantone nuk i kanë ofruar të dhënat për t`i futur në regjistrin e përmendur. Ky regjistër është futur nga tetori i vitit të kaluar.
Se numri i armëve në shtëpitë zvicerane është edhe më i madh, flet e dhëna se armët e siguruara para vitit 2008 nuk i nënshtrohen detyrimit për futje në regjistër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












