Lajme
Prania e myftiut boshnjak shkakton polemika
Demonstrata për tolerancë pret një myfti të stërrreptë
Myftiu boshnjak, Muamer Zukorliq, është ftuar të marrë fjalën në Sheshin e Parlamentit të Bernës me rastin e manifestimi të organizuar nga Këshilli qendror islamik i Zvicrës. Afro 2000 veta priten të jenë prezentë në këtë mbledhje.
Më 29 tetor do të mbahet një manifestim për të denoncuar islamofobinë si dhe për të promovuar tolerancën. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e myftiut boshnjak, i njohur si një person radikal dhe shumë i rreptë shkakton polemika.
Bigam dhe nacionalist
E përditshmja “20Minutes” lajmëron pjesëmarrjen e “njeriut me dy gra (bigami) dhe nacionalist”. Muamer Zukorliq është një fetar sunit nga Sanxhaku, në Serbinë Jugore. Ai tash më është bërë i njohur për pozicionet e ashpra dhe shumë pak liberale.
Xavier Bougarel, ekspert për rajonin e Ballkanit në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore të Parisit, e prezanton atë në mediet zvicerane sikur një “fetar konservator, sikur edhe shumica e dijetarëve dhe klerikëve të mbarë botës”.
Prapë se prapë ardhja duket e çuditshme kur marrim parasysh se një personalitet i tillë ftohet në një demonstratë për tolerancë, konludon e përditshmja.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran











