Opinione
Mos keni frikë*
Frikë, frikë, frikë … Kjo sirenë e panevojshme dhe e pabazë. Dëgjojmë zëra aktorësh të cilët besojnë të jenë në një lojë teatri dhe presin duartrokitjet e turmës që shpesh lehtësohen nga një animator i vendosur diku në fund të sallës që fillon i pari për ta dhezur atmosferën në te . Nga çka keni frikë? Nëse do të shihnim veten më shpesh në pasqyrë ? Nëqoftëse ne shikojmë më dendur përrreth nesh ?
Bota nuk është bërë për t’ju justifikuar, bota jonë është bërë për t’a jetuar.
Keni frikë nga unë, nga fëmijët e mi të cilët rriten përplot dashuri? Ju siguroj! Unë jam sikur ju. Sikur ju, me cilësi dhe dobsi, por unë nuk kam frikë. Nuk kam frikë nga ju, nga dallimet që keni, mangësisë e juaja. I pëlqej cilësitë e juaja. Unë nuk kam frikë të ju them se thirrjet e juaja të panevojshme janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin publik të vendit tim. Ato kanë një efekt destabilizues në procesin e zhvillimit të fëmijëve tanë, të Zvicrrës tonë.
Të jemi në marrveshje me vetveten e mos të rrijmë vetëm!
Një gotë me ne me siguri do t’ju bëjë mirë. Nga çfar keni frikë? Jam këtu shumë kohë pas jush. Kam kaluar mijëra kilometra për të arritur dhe binte shi, binte borë e bënte shumë nxehtë në rrugën time …
Pastaj ju, ju m’i keni hapur dyerte. Unë bëra vendin tim në mesin tuaj.
Sot, nuk ka më “ju”, nuk ka më “unë”. Ka vetën ” ne “!
Sa i dua, vendin që kam, ajrin e freskët që e thithë, ” fondu-n gjysë-gjysë” gjuhën e Molière-it, Goethe-s, gjuhën e Gjergj Fishtës, të Shakespear-it…
Nganjëher kur unë shoh veten time në pasqyrë, hija e frikës që ju shpërndani më irriton dhe më vjen keq për ju. Sinqerisht, zhargoni juaj nuk i përshtaten fare vendin tonë!
Zvicra, e cila është aq e lakmuar nga të tjerët meriton më shumë nga populli i saj që jemi “ne”, as ” ju ” e as ” unë “.
Populli zvicerane është ai që tregon respektin e tij për atë që është ajo. Populli zviceran është ai që don shtetin e së drejtës. Populli zviceran është ai që mbron vlerat e tij. Ju dhe unë, fëmijët tanë dhe ne, t’a duam Zvicrën përmes veprimeve tona.
T’i falim Zvicrrës qetësi, zëra të gëzueshëm të fëmijëve të saj.
Zvicra nuk ka nevojë për klithma frike, Zvicra nuk ka vend për frikë. Ajo do të jetoj dhe do t’i bëjë të jetojnë fëmijët e së nesërmes, ajo sjellë risi, ripërtihet!
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore











