Shkurt.ch
U anulohet njohja e azilit pasi kanë vizituar vendin e prejardhjes
Me përshtatjet që po i bëhen ligjit mbi të huajt, Këshilli Federal synon që ta zbatojë më mirë ndalesën për udhëtim të refugjatëve në vendin e prejardhjes
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) gjatë vitit 2016 ua ka tërhequr (anuluar) njohjen e azilit 145 refugjatëve për arsye se kanë bërë vizita në vendin e prejardhjes. Siç shkruan “SonntagsZeitung” dhe siç e konfirmon një zëdhënëse e SEM-it, shumica e rasteve me anulim të njohjes së azilit janë shtetas të Irakut (33) Bosnjës (25) dhe Vietnamit (17 raste).
Nga Eritrea gjatë vitit që lamë pas ka pasur vetëm gjashtë raste të tilla, por në vitet pararendëse ata që në së shpeshti kanë vizituar vendin nga i cili kanë ikur, kanë qenë pikërisht refugjatët nga Eritrea.
Numrin më të madh të refugjatëve me azil të njohur të cilët e kanë vizituar vendin e prejardhjes, e përbëjnë ata që kanë jetuar një kohë të gjatë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Udhëtimi në vendin e prejardhjes nuk do të thotë se në momentin e kërkimit të azilit nuk ka ekzistuar rreziku nga ndjekja, thotë Këshilli Federal, në përgjigjen që i ka bërë pyetjes së një deputeteje nga SVP/UDC.
Ndërsa duhet të merret parasysh edhe fakti se gjendja e sigurisë në vendet e caktuara të prejardhjes, pas një kohe të gjatë të qëndrimit në Zvicër të azilkërkuesve të caktuar, të jetë përmirësuar dukshëm.
Tërheqja e statusit të azilit nuk nënkupton edhe humbjen automatike të lejes së qëndrimit në Zvicër për ata të huaj që e humbin këtë status.
Në vitin 2015 ka pasur më shumë raste të kësaj kategorie, gjegjësisht 189 të tilla.
Me përshtatjet që po i bëhen ligjit mbi të huajt, Këshilli Federal synon që ta zbatojë më mirë ndalesën për udhëtim të refugjatëve në vendin e prejardhjes. Kështu, në të ardhmen do të vlejë prezumimi se ai që udhëton në vendin e tij të prejardhjes, konsiderohet se i është nënshtruar në mënyrë të qëllimshme mbrojtjes nga ai shtet, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë do të zbatohet më lehtë procedura për tërheqjen e statusit të refugjatit për ata që kanë bërë këtë veprim.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes













