Sport
Shkëlqen Xhemaili, dy gola kundër ish-skuadrës
Blerim Xhemaili realizoi në minutën e 43-të dhe 83-të, duke i sjellë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij
Blerim Xhemaili po tregon se është në top-formë këtë edicion. Pas golit të shënuar në Kupë kundër Interit, ai realizoi dy gola kundër ish-skuadrës së tij, Torino në fitoren e Bolognas prej 2:0, shkruan albinfo.ch.
Ai realizoi në minutën e 43-të dhe 83-të, duke i sjellë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Pas ndeshjes ai ishte shumë i lumtur me fitoren dhe golat e realizuar. “Torino është ish-skuadra ime, por e rëndësishme ishte fitorja dhe jemi të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu, tani të shikojmë para. Duam të bëjmë më shumë, pasi kemi shumë potencial dhe këtë e kam thënë që nga fillimi i viti”, ka thënë Xhemaili për mediat.
Derisa ka shënuar pesë gola në këtë kampionat, ai edicionin e ardhshëm pritet të luajë në Montreal të Kanadasë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











