Fotolajmi
Franca teston një metodë të re kundër ndotjes
Qytetet franceze, Paris dhe Lyon, sot kanë testuar metodë të re për kufizimin e trafikut rrugor, duke ndaluar lëvizjen e ndotësve të automobilave, pasi ata u përballën me një krizë të re me ndotjen e ajrit, transmetojnë mediat franceze.
Në Paris dhe në rajon nuk do të lëvizin makina të prodhuara para vitit 2001.
Nga mesi i këtij muaji të gjitha makinat që duan për të kaluar në kryeqytetin francez duhet të kenë vinjeta që dëshmojnë se nuk ndotin ambientin.
Në Lyon, ndërkohë, ka hyrë në fuqi sistemin i kufizimeve të lëvizjes, të cilat bazohen në vinjeta dhe numrat e targave. Nga ora 4 e mëngjesit të sotëm ishin të lejuara për të lëvizur makina me numrat çift, me përjashtim të atyre që posedojnë vinjetën që tregon se u përkasin kategorive të caktuara të automjeteve që nuk ndotin fare ajrin, vetura elektrike, etj. Autoritetet nxisin trendin e automjeteve që kanë më shumë se një pasagjer, madje edhe duke propozuar një koncesion të veçantë.
Në qytete të tjera francize, si Grenoble, Bordo dhe qytete sidomos të ndotura, kufiri i shpejtësisë në rrugët kryesore është i kufizuar në 70 kilometra, në vend 90 ose 110 kilometra në orë.
Sipas informacioneve nga dhjetori i kaluar, po ashtu në ditët e fundit Franca ka regjistruar një përqendrim të lartë të grimcave për shkak të mungesës së erërave, vunë në dukje mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Në fillim të muajit të kaluar në Paris dhe në Francën veriore është regjistruar kulmi i ndotjes, i cili në kohëzgjatjen dhe intensitetin e tij ishte më i lartë në 10 vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten











