Lajme
Këtë javë temperatura në Kosovë deri 40 gradë
Të mërkurën, të enjten dhe të premten, temperaturat do të mbërrijnë deri në 39 gradë, thuhet në faqen zyrtare të meteorologjisë evropiane
Të dhënat e fundit të qendrave evropiane të meteorologjisë tregojnë që Ballkani Perëndimor, në veçanti Kosova, pritet të përballet me temperatura ekstreme, veçmas gjatë kësaj jave, ku termometri mund të mbërrijë deri në 40 gradë celsius.
“Në Prishtinë temperaturat të martën e kësaj jave do të luhaten nga minimalja 21, ndërsa maksimalja 35 gradë celsius, ndërkaq të mërkurën, të enjten dhe të premten, temperaturat do të mbërrijnë në deri në 39 gradë celsius”, thuhet në ueb faqen zyrtare të meteorologjisë evropiane “Forcas”.
Të dhënat e prezantuara nga kjo qendrës janë vlerësuar reale edhe nga ana e institutit hidrometeorologjik të Kosovës.
Drejtori i këtij instituti, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se java që po hymë pritet të jetë java me e nxehtë në dekadat e fundit.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











