Dhuna në familje, shqetësuese në Kosovë
Në 6-mujorin e parë të vitit 2011 janë raportuar 244 raste, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rënie për 148 raste
Shkalla e dhunës në familje, ku viktimat në të shumtën e rasteve janë gjinia femërore, vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë
Përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me studimin e kësaj çështjeje, janë shprehur të shqetësuar me këtë dukuri.
Arsyet e gjithë kësaj, sipas tyre, janë traumat e luftës, transicioni, shkalla e lartë e papunësisë, varfëria, niveli i ulët i arsimimit dhe pabarazia gjinore.
Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në KMDLNJ, ka thënë për Kosovapress thotë se dhuna në familje ka ekzistuar në të gjitha kohërat, por rrethanat e atëhershme kanë bërë që kjo dukuri të heshtet.
Ndërsa Mevlude Fejzullahu nga Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike, njëherësh sociologe, thotë se dhunë në familje ka në të gjitha shoqëritë, por sipas saj shkaqet dallojnë.
Sipas saj, nuk janë vetëm meshkujt ata që ushtrojnë dhunë në familje, por është edhe një numër i konsiderueshëm femrash që përdorin dhunë.
Ndërkaq statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës tregojnë për rënie të numrit të rasteve.
Zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës, kanë thënë se në 6-mujorin e parë të vitit 2011 janë raportuar 244 raste, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rënie për 148 raste.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive












