Lajme
Pozicioni i Merkelit, garanci për mbështetje nga BE-ja
Anëtarja e Parlamentit të Gjermanisë, Marieluise Beck, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të jetë e kujdesshme në veprime tash kur kancelarja gjermane Angela Merkel, ia ka bërë të qarta kushtet Serbisë për të marrë statusin kandidat të BE-së.
Deputetja e Partisë së të Gjelbërve që është angazhuar shumë në Ballkan, ka qëndruar në Kosovë për të kuptuar zhvillimet e fundit.
Për “Kohën Ditore” ajo ka thënë se masa e reciprocitetit ka qenë valide, porse veprimet duhet të jenë të matura.
Sipas saj, politikanët e Ballkanit e kanë për obligim që të kthehen dhe të shpenzojnë energji në zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre.
Ajo ka thënë se duke u angazhuar në çështje nacionaliste nuk po i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendeve.
Përfundon Seminari XXX për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare Drejtori i Seminarit XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Bardh Rugova, të shtunën ka bërë dy punë në një ceremoni.
Ai ka lajmëruar mbylljen zyrtare të Seminarit XXX dhe fillimin e punëve për Seminarin XXXI që do të mbahet të hënën e 13 gushtit të vitit të ardhshëm.
Në një ceremoni të thjeshtë, Rugova ka përmbyllur agjendën dyjavëshe të Seminarit që këtë vit ka qenë i ngjeshur me studime shkencore nga albanologë të ardhur nga e gjithë bota.
Rugova ka thënë se si drejtori kanë pasur kënaqësinë që në këtë Seminar të kenë studime nga shumë studiues të rinj nga vende të ndryshme të botës.
Duke përmendur udhëtimet që sivjet seminaristët i kanë pasur në Ulpianë, në Shpellën e Gadimes, në Kalanë e Novobërdës, në Muzeun Etnologjik dhe atë Arkeologjik në Prishtinë, Rugova ka theksuar se që nga kjo e hënë do të nisin përgatitjet për edicionin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet












