Lajme
Ligjëvënësit i thonë jo mësimit fetar dhe shamisë në shkolla
Deputetët kanë votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë
Projektligji ishte propozuar nga grupet parlamentare Kosova e Re, SLS dhe 6-Plus, pa mbështetjen e Komisionit funksional dhe Komisionit për legjislativ.
Neni 3, amendamenti 7 dhe 8, i Ligjit për arsimin parauniversitar, që ka të bëjë me futjen e lëndës së mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla. Amendamenti 7 u kundërshtua nga 43 deputetë, 39 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Ndërsa amendamenti 8 u kundërshtua nga 64 deputetë, për ishin 18 deputetë dhe 1 abstenoi.
Para hedhjes në votim të dy amandamnteve të Ligjit për arsimin parauniversitar, pati debate ndërmjet deputetëve, që më të zëshmit ishin ata të Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Deri sa të parët kërkonin që edukata fetare të futet në shkollat publike, pasi është edhe një standard evropian, deputetët e AAK-së, theksonin së kombi shqiptar ka tri fe, të cilat duhet të mbeten jashtë shkollave publike.
Deklarimet më të ashpra ishin ato të deputetit Adrian Gjini nga AAK dhe deputetit Gëzim Kelmendi, nga Partia e Drejtësisë.
Në arsyetimin për futjen e lëndës fetare në shkolla, Kelmendi ka deklaruar se është një rikthim i kësaj lënde në shkolla, pasi kjo lëndë është mësuar edhe më parë, por me ardhjen e komunizmit është hequr, ndërsa është si lëndë në të gjitha shtetet evropiane.
Por Gjini i ka thënë Kelmendit se para Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur shkolla shqipe në Kosovë, ndërsa në vendet perëndimore studiohet Darvini, gjë që nuk ndodh në Kosovë.
Kelmendi ka reaguar ndaj fjalës së Gjinit, duke ia rikujtuar se çfarë thotë Teoria e Darvinit, gjë që shkaktoi reagimin edhe të deputetëve tjerë të AAK-së.
I zëshëm gjatë debatit ka qenë edhe kryetari i PD-së, gjegjësisht ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Po ashtu edhe kryeministri i vendit la të nënkuptohet se mbështet këtë amandamentim ligjor, i cili u shpreh se është për vlerat evropiane dhe respektim të plotë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, por gjatë votimit deputetet e PDK-së e “tradhtuan” kryeministrin, sepse në votimin e dytë për votuan vetëm 18 deputetë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













