Shkurt.ch
I përvetëson 7 milionë franga të plakës së pasur, 4 vjet e gjysmë burg për politikanin
Të gjitha këto veprime ai i ka bërë në cilësinë e administruesit të pasurisë së një të veje. Bëhet fjalë për afër 7 milionë franga, shumë kjo të cilën i përmenduri e ka përvetësuar pa të drejtë
Gjykata Penale e Zug-ut ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg ish anëtarin e ekzekutivit të këtij qyteti, politikanin nga FDP-ja, Ivo Romer. Ky dënim i është shqiptuar pasi që ai, siç ka konstatuar gjykata, ka bërë veprat penale si: përvetësim, udhëheqje të pandershme të punëve dhe për falsifikim dokumentesh, shkruan srf.ch
Të gjitha këto veprime ai i ka bërë në cilësinë e administruesit të pasurisë së një të veje, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për afër 7 milionë franga, shumë kjo të cilën i përmenduri e ka përvetësuar pa të drejtë. Kur plaka në fjalë, në vitin 2011 kishte vdekur në moshën 96 vjeçare, në konton e saj kishin mbetur vetëm 15 mijë franga, ndërsa ishte “avulluar” edhe pasuria që ajo e kishte ndarë në një fondacion të saj.
Me paratë e përvetësuara, Ivo Romer ishte prezantuar si një donator zemërgjerë dhe ka financuar stilin e tij të ri të jetës.
Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet e dhjetë muaj heqje lirie për politikanin e përmendur, por gjykata ishte mjaftuar e katër vjet e gjashtë muaj pasi që i mungonin dëshmitë për një dënim më të rëndë. Por Romer po ashtu duhet të bëjë pagesën e kompensimit në lartësi prej 2 milionë frangave për pasardhësit e vejushës. përcjell albinfo.ch. Ndërsa edhe fondacionit familjar, të cilin po ashtu e ka përvetësuar, ai i ka borxh 1.8 milion franga.
I dënuari e ka kundërshtuar vazhdimisht akuzën dhe nuk është treguar i penduar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














