E-Diaspora
Shqiptari 23 vjeçar kapet me 1 kg heroinë
Pas kontrollimit që i është bërë në vendin ku ai banonte, policët kanë gjetur rreth një kilogram heroinë, me vlerë tregu prej rreth 50 mijë frangash
Policia e Kantonit Thurgau ka kapur të enjten që shkoi një tregtar droge, me ç`rast ka konfiskuar një sasi prej 1 kilogrami të heroinës. Siç bën të ditur portali polizeinews.ch, në këtë rast bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 23 vjeçare o cili është arrestuar në Stacionin Hekurudhor të qytetit Frauenfeld.
Në vend të ngjarjes atij i janë gjetur rreth 75 gramë heroinë dhe një sasi e madhe parash, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, pas kontrollimit që i është bërë në vendin ku ai banonte, policët kanë gjetur rreth një kilogram heroinë, me vlerë tregu prej rreth 50 mijë frangash. Veç kësaj aty janë konfiskuar edhe katër kilogramë lëndë përpunuese dhe disa mijëra franga para të gatshme.
23 vjeçari ndodhet në paraburgim ndërsa Policia Kantonale e Thurgaut nuk i ka përfunduar akoma hetimet. Prokuroria Publike e Frauenfeldit është duke zhvilluar hetime penale lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














