Lajme
Arid Uka pranon vrasjet dhe ndjehet fajtor
Uka: "Më 2 mars, unë i vrava dy njerëz dhe hapa zjarr kundër tre të tjerëve. Sot nuk mund ta kuptoj se si kam mundur të veproj kështu"
Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, sot ka kërkuar falje në gjykatë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, duke thënë se ishte i ndikuar nga propaganda islamike.
“Dëshiroj të kërkoj falje te çdokush”, tha Arid Uka, në një gjykatë në Frankfurt të Gjermanisë, në ditën e parë të procesit kundër tij.
“Më 2 mars, unë i vrava dy njerëz dhe kam hapur zjarr kundër tre të tjerëve. Sot unë nuk mund ta kuptoj vetveten se si kam mundur të veproj në këtë mënyrë”, tha Arid Uka.
Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars, me qëllim që t’i vrajë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të intervenimit në Afganistan.
Sipas prokurorëve federalë, “hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar t’i vrajë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan”.
Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.
Ai është i akzuar për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë.
Procesi pritet të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm.
Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit













