Lajme
Nis viti i ri shkollor në Kosovë
Viti i ri shkollor 2011/2012, ka nis sot me debatin per mësim-besimin.
Në mesazhin e ministrit Buja, një urim i veçantë shkon për ata që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/2012, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t’ju uroj fillimin e këtij viti, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera. Një urim të veçantë e kam për të gjithë ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore: të kenë shëndetin e mirë, të kenë disiplinë të vazhdueshme dhe suksese të reja. Uroj suksese të barasvlefshme me bashkëmoshatarët tuaj në Evropë” thuhet në mesazhin e Bujës.Por pas votimit të së hënës, debati për futjen e edukatës fetare në shkolla po shkon drejt fundit.
Deputetët votuan kundër, ndërsa për ta përmbyllur atë, është përkujdesur ministri i Arsimit, Ramë Buja. Ai nuk ka dashur të komentoj shumë për votimin e deputetëve, e aq më pak të atyre të PDK-së. Megjithatë e ka komentuar në kapacitetet e ministrit.
“Futja e lëndës fetare në shkolla. Si ministër mbase mendoj se në shkolla publike është e panevojshme. Kushtetuta dhe ligjet e parashohin shumë qartë se ku duhet të mësohet” ka thënë Buja.Sipas tij gjatë diskutimeve me akterë të ndryshëm i ka lutur ata që ta vlerësojnë dhe të vendosin si të procedojnë më tutje për këtë çështje. Ministri Buja ka komentuar edhe për debatin e fundit të librave të historisë, duke thënë se ka shumë keqkuptime në këtë drejtim nga ana e medias
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit














