Shkurt.ch
Fitore bindëse: 60% votojnë për natyralizimin e lehtësuar
“Teksti i iniciativës ishte shumë i moderuar në krahasim me atë të iniciativave të mëhershme me këtë temë", ka thënë Claude Longchamp nga gfs Bern duike shpjeguar "lehtësinë" me të cilën është arritur shumica
Fitorja e iniciativës për natyralizim të lehtësuar, tashmë është faktike dhe madje më bindëse se që ishte pritur. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare duhet pritur edhe ndonjë orë, por të gjitha informatat që deri nga ora 15 kanë ardhur nga qendrat e numërimit të votave flasin për një fitore prej 60 për qind të iniciativës.
Ka pasur dyshime se natyralizimi i lehtësuar mund të dështonte në numrin e kantoneve që votojnë pro ose kundër por ndërkohë edhe kjo dilemë u hoq, transmeton albinfo.ch televizionin publik zviceran srf. Madje që të gjitha kantonet e cilësuara si “të brishta”, kanë votuar për iniciativën.
Sipas gjendjes në orën 15, në 19 kantone është siguruar shumica në favor të iniciativës dhe vetëm në 7 sosh, iniciativa ka mbetur në pakicë. Edhe në kantonin Neuchatel, nga i cili mungonin të dhënat, është pothuajse e sigurt se i është thënë po natyralizimit, shkruajnë mediat zvicerane. (Ndërkohë merret vesh se kantoni Neuchatel ka votuar me 75% në favor).
Lidhur me “lehtësinë” me të cilën u arrit kjo shumicë, ekspertët kanë këtë sqarim: “teksti i iniciativës ishte shumë i moderuar në krahasim me atë të iniciativave të mëhershme me këtë temë”, përcjell albinfo.ch. Kështu ka thënë Claude Longchamp nga gfs Bern. Po ashtu është pjekur bindja në mesin e qytetarëve zviceranë se të huajt e gjeneratës së tretë, duke qenë se edhe prindërit e tyre janë rritur në Zvicër, tashmë janë “qytetarë normalë, si unë dhe si ti”, ka thënë Longchamp.
Ndër kantonet ku është arritur shumicë më e lartë e përkrahësve të iniciativës, janë, sipas traditës, kantonet më liberale, ato të Zvicrës Frankofone, si Gjeneva dhe Vaudi me 74 respektivisht 72.8%. Ndërkaq me 67 për qind në favor të natyralizimit të lehtësuar të brezit të tretë kanë votuar qytetarët e kantonit Baselstadt. Edhe kantoni i Cyrihut, me 63% ka kaluar mesataren e Zvicrës në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e iniciativës kanë fituar në kantonet e Zvicrës lindore dhe asaj qendrore.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











