Fun
A po e vizitojnë turistët Francën?
Gati 83 milionë turistë të huaj vizituan Francën në vitin 2016, më pak se në vitin 2015, kur kishte 85 milionë vizitorë. Vendi ende mbetet si një destinacion kryesor turistik, sipas Qeverisë franceze, raporton “AFP”, përcjell albinfo.ch.
“2016-a do të mbetet një vit i veçantë për shkak të sulmeve, motit të keq dhe protestave sociale”, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault, në qytetin jugperëndimor Biarritz.
Ai vuri në dukje se vlerësimet e para të numrit të vizitorëve të huaj tregojnë se vendi është destinacioni i parë turistik në botë, si në vitin 2015, kur ajo kaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanjën.
Ministri ka përmendur përpjekjet e qeverisë dhe të industrisë për të rivendosur imazhin e mirë të turizmit francez jashtë vendit, sidomos në planin për të synuar reklamat 10-milionëshe.
Efekti ishte i vërtetë, sidomos me kthimin e turistëve japonezë, duke shtuar se qëllimi i Parisit është që të arrijë pragun simbolik prej 100 milionë turistësh më 2020.
Numri përfundimtar i turistëve në Francë në vitin 2016 do të publikohet në muajin mars.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih











