Shkurt.ch
Mosvotimi i reformës tatimore, “shuplakë” për kompanitë e huaja?
FAZ: "Zviceranët kanë fundosur reformën e tatimeve të ndërmarrjeve, të propozuar nga qeveria dhe kështu i kanë bërë një shërbim të keq vendit të tyre"
Përgjigja negative bindëse që ka marrë nga populli votues iniciativa për reformimin e sistemit tatimor (USR-III), ka ngritur shqetësime në opinionin e Zvicrës. Kjo për faktin se një refuzim i tillë shihet veç tjerash si shuplakë ndaj veprimit të kompanive të huaj në Zvicër.
Edhe ministri i financave, Ueli Maurer është shprehur i brengosur me rezultatin e votimit. Por ai, në reagimin e parë pas referendumit ka thënë për mediat se njëherë për njëherë legjislacioni mbetet i tillë çfarë është, raportojnë mediat zvicerane. Privilegjimi i kompanive të mëdha të huaja do të vazhdojë.
Ndonëse OECD ka thënë se Zvicra nuk rrezikohet që menjëherë të futet në një listë të zezë, megjithatë asaj i kanosen masat ndëshkuese nga vende të veçanta, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj tash mbretëron një pasiguri se çfarë mund të ndodhë ndërkohë gjatë dy viteve sa parashihen deri në ndryshimin e pritur. Ka rrezik që kompanitë gjatë kësaj kohe të braktisin Zvicrën.
Edhe mediat e huaja janë marrë me votimin e përmendur në Zvicër. Kështu gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se “zviceranët kanë fundosur reformën e tatimeve të ndërmarrjeve, të propozuar nga qeveria. Kjo është e hidhur, pasi që drejtimi që kishte marrë reforma dukej i mirë. Ndonëse reforma e përmendur, fillimisht do t`i sillte të ardhura shtetit, por në afat të gjatë ajo rrit shansin për të tërhequr investime të reja në vend. Bota nuk e pret Zvicrën. Në SHBA dhe në Britaninë e Madhe po bëhen ulje të shkallës së tatimeve për kompanitë e huaja ndërsa Zvicra mund të jepte një sinjal në atë drejtim. Por, votuesit në vend të kësaj, me hedhjen poshtë të reformës i bënë një shërbim të keq vendit të tyre”, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm, me ton kritik shkruan edhe britanikja “Financial Times”. “Humbja është një goditje për lobin e ndërmarrësve në Zvicër, të cilët duhet të frikësohen nga pasiguria që i pret lidhur me tatimet në të ardhmen. “Jo”-ja e papritur dhe bindëse të bën të mendosh se atmosfera globale Anti-Establishment e ka arritur Zvicrën.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













