Lajme
Më 10 shtator fillojnë eksportet në dy krahët?
Por, është raportuar se mund të dalin probleme të tjera pasi nuk mjafton vetëm pranimi i vulave për të eksportuar mallra
Mallrat serbe do të mund të hyjnë në Kosovë me datë 10 shtator, pasi këtë ditë paraqitet të hiqet reciprocitetit.
Por është raportuar se mund të dalin probleme të tjera pasi nuk mjafton vetëm pranimi i vulave për të eksportuar mallra.
Për t’i eksportuar mallrat Made In Kosova duhet edhe një varg dokumentesh siç janë Euro 1, të cilat përmbajnë elementët e shtetësisë së Kosovës, shkruajnë mediat kosovare.
Por ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari ka deklaruar se për çdo pengesë eventuale do të ketë reciprocitet me Serbinë.
“Ky do të jetë qëndrimi i yni. Nuk është se Kosova hyn me një proces ku ne i pranojmë vulat serbe dhe mallrat e tyre do të hyjnë në Kosovë të papenguara ndërsa prodhimet kosovare të ballafaqohen me pengesa. Në momentin kur t’i vërtetojmë këto pengesa nga ana serbe apo nga ana e shteteve të tjera, do të zbatohet reciprociteti”, ka deklaruar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari.
Kryesuesja e delegacionit të Kosovës Edita Tahiri, paralajmëroi se 10 shtatori do të jetë ditakur do të fillojnë eksportet në dy krahët.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











