Lajme
Policia na rrahu brutalisht, thotë Vetëvendosje
Ndërhyrja brutale e Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve dhe deputetëve të saj nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, pas aksionit protestues kundër kryenegociatores Edita Tahiri për shkak të vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Deputetet e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu, të cilat ishin arrestuar nga policia pas aksionit të djeshëm, shprehën frustrimin e tyre ndaj aksionit brutal policor ndaj tyre dhe aktivistëve tjerë të kësaj lëvizjeje.
Albulena Haxhiu ka theksuar se Vetëvendosje përmes aksionit të djeshëm kundërshtoi bisedimet që po e dëmtojnë Kosovën, ndërkaq sipas saj ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.
Aktivistët e Vetëvendosjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me kryeqytetin për t’ia bllokuar rrugën zëvendëskryeministres Edita Tahiri si shenjë kundërshtimi të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel për vulat doganore dhe regjistrat kadastral.
Me këtë rast, aktivistët e Vetëvendosjes kanë gjuajtur me domate veturën e Edita Tahirit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë janë arrestuar 35 aktivistë, në mesin e tyre edhe dy deputete të kësaj lëvizje, të cilat janë liruar më pas, derisa të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim edhe për 48 orë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














