Lajme
Buhler: Veriu i Kosovës vazhdon të ndikohet nga strukturat kriminale
Buhler ka thënë se në këtë pjesë të Kosovës është vërejtur zvogëlim i ndikimit politik, mirëpo ka rritje të kriminalitetit
Veriu i Kosovës vazhdon të ndikohet nga strukturat kriminale, ka thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler i cili përfundon mandatin e tij në krye të këtij misioni.
Buhler ka thënë se në këtë pjesë të Kosovës është vërejtur zvogëlim i ndikimit politik, mirëpo ka rritje të kriminalitetit.
Gjenerali gjerman Buhler, ka përjashtuar mundësinë që Beogradi të ketë ndikim tek këto grupe kriminale që veprojnë në veriun e Kosovës për qëllime përfitimi.
Duke komentuar bllokimin e rrugëve, Buhler ka deklaruar se ata njerëz janë të frikësuar dhe të urdhëruar nga grupet kriminale, ndërsa shtoi që nëse rrezikohet siguria e pjesëtarëve të KFOR-it, do të intervenohet për zhbllokimin e rrugëve.
Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler në një konferencë për shtyp, ka thënë se ka mundësi që të shtyhet edhe afati i marrëveshjes për kthimin e policve dhe doganierëve në pikat 1 dhe 31 deri në krijimin e kushteve.
Ndërsa lidhur me hetimet që po bëhen për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymberi dhe djegien e pikës kufitare në Jarinje, Buhler ka theksuar se personat që po kërkohen nuk janë në Kosovë
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












