Lajme
SHBA-ja e përkushtuar për të parë zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit
Sipas ambasadorit Dell, javëve të fundit është parë sesi liderët lokalë dhe institucionet e Kosovës mund të punojnë së bashku
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Sipas tij javëve të fundit është parë sesi liderët lokalë dhe institucionet e Kosovës mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një ambient të sigurt.
“Mendoj se përparësia pas 25 korrikut qëndron pikërisht në faktin sesi liderët politikë të përgjegjshëm, pastaj udhëheqësit religjiozë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, vendosën besimin në institucione. Dhe si rezultat nuk pamë dhunën ndëretnike sikurse në vitin 2004, por pamë një vend stabil, paqësor dhe rezistues ndaj atyre që tentuan të provokojnë konflikt ndëretnik midis komuniteteve”, ka thënë ambasadori Dell, raporton Radio Evropa e Lirë.
Dell, gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të e përkushtuar për të parë zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit, përfshirë edhe krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut.
Sipas tij, ky është proces i duhur që përmes liderëve të zgjedhur, strukturat paralele në prapavijë do të zhduken, sepse qytetarët nuk do të kenë nevojë t’iu drejtohen atyre.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi













