Shkurt.ch
Zviceranët brengosen për pensionet e tyre
46 për qind nga të anketuarit janë ankuar se pensioni i tyre nuk do të jetë i sigurt ndërsa vetëm 33 për qind ndjehen të sigurt në këtë drejtim. Në vitin 2015, të sigurt për fatin e pensioneve të tyre kanë qenë 43 për qind
Zviceranët duket se këtë vit janë më të kënaqur me politikën që udhëhiqet në vendin e tyre. Këtë e tregon një anketë e realizuar me 20 mijë respondentë, nga e cila rezulton se të pakënaqur ose me tendencë nga pakënaqësia rezultojnë 46%. Ndërsa në anketën e njëjtë të bërë një vit më parë, ishin 53% të tillë, shkruan srf.ch. Ndërsa të kënaqur ose me tendencë për të qenë të kënaqur janë shprehur 36 për qind ndërkohë që 18% të të anketuarve parapëlqejnë të jenë neutralë.
Interesante në këtë sondazh të realizuar nga vimentis, është brengosja e rritur e zviceranëve për pensionet e tyre, transmeton albinffo.ch. 46 për qind nga të anketuarit janë ankuar se pensioni i tyre nuk do të jetë i sigurt ndërsa vetëm 33 për qind ndjehen të sigurt në këtë drejtim. Sa për krahasim: në vitin 2015, të sigurt për fatin e pensioneve të tyre kanë qenë 43 për qind, ose 10% më shumë se që janë tash.
Sondazhi tregon se sa u përket pensioneve, ka dallime të mëdha në mes të të rinjve dhe të moshuarve, përcjell albinfo.ch. 48% të të rinjve prej 15-24 vjeçarë janë të kënaqur në këtë pikë ndërkohë që te moshat 55-64 vjeçare niveli i kënaqësisë është vetëm 31%.
Më tepër nevojë për veprim, gjegjësisht ndryshim, të anketuarit shohin në politikën e jashtme, në atë të azilit dhe në shëndetësi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













