Gruaja
Kujdestari i “Heim-“it e lajmëron kosovaren se do ta dëbojnë, pastaj martohet me të!
Ndërkohë ai kishte filluar të takohej me Valentinën me të cilën kanë shëtitur ose kanë pirë kafe bashkë dhe përfundimisht edhe janë dashuruar dhe janë martuar
Në qendrën e strehimit të azilkërkuesve në Brugg, Kantoni Aargau, ora 4.45, një ditë vere e vitit 2015. Një kujdestar i punësuar në këtë qendër shkon te dhoma në të cilën azilkërkuesja kosovare, Valentina* banonte me vajzën e saj të vogël dhe i thotë: “Duhet t`i bësh gjërat gati. Sot ju kthejnë në Prishtinë”, shkruan aargauerzeitung.ch.
Ai po brengosej për fatin e të dyjave. Dëshironte të ishte i pranishëm kur të vinte policia dhe t`i dërgonte ato në aeroport për t`i riatdhesuar në Kosovë. Kështu thotë ai në procesin gjyqësor të zhvilluar kundër tij në Gjykatën e Brugg-ut. Ai, në aktet e Valentinës kishte lexuar se ajo ishte përdhunuar dhe pastaj ekishte lindur vajzën nga ky ak, transmeton albinfo.cht. Së këndejmi, familja e kishte lëçitur ndërsa dhunuesi madje e kishte kërcënuar me vdekje nëse e denoncon. Kështu, ajo kishte ardhur në Zvicër ku kishte kërkuar azil, por ai i ishte hedhur poshtë.
Sidoqoftë, tash, sipas tij, Valentina nuk e merrte dot me mend të kthehej në Kosovë, kështu që, me të kuptuar, merr rrugën në drejtim të Aare-së, lumit të qytetit. Ndërsa i pyetur nga gjykatësi se çfarë ndjente në atë mëngjes vere, i akuzuari thotë se kishte një konflikt të madh brenda vetes. Ai e dinte se nuk po vepronte sipas interesit të vendit të punës por nga ana tjetër dëshironte të shpëtonte jetën e gruas dhe vajzës.
Ndërkohë ai kishte filluar të takohej me Valentinën me të cilën kanë shëtitur ose kanë pirë kafe bashkë dhe përfundimisht edhe janë dashuruar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa deri në ditën kur e ka njoftuar atë për dëbimin që e priste, thotë të ketë pasur vetëm marrëdhënie thjesht profesionale me të. Dhe këtë deklaratë ia ka besuar edhe prokuroria.
Në fillim të shkurtit ata ishin martuar dhe jetojnë së bashku me vajzën e vogël diku në Aargau.
Dhe ndërkohë kundër tij është ngritur akuza për shkelje të detyrimit për të mbrojtur sekretin zyrtar, për stimulim të qëndrimit të kundërligjshëm në Zvicër dhe për marrjen e Valentinës në shtëpi të vet. Por, si prokurori, ashtu dhe gjykatësi dhe avokati pajtohen se ai nuk ka treguar energji kriminale.
Trupi gjykues e ka dënuar kujdestarin me dënim me para me kusht prej 270 njësish ditore dhe me një gjobë prej 3500 frangash.
Kryetari i trupit gjykues ka thënë me këtë rast se është e kuptueshme që në një rast si ky të të brejë ndërgjegja. Por është po ashtu e pakontestueshme se lajmërimi i Valentinës se do të dëbohej paraqet shkelje fare të qartë të ligjit që e detyron të akuzuarin për të mbrojtur sekretin zyrtar.
*Emri i shifruar
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











