Lajme
Serbia stimulon diasporën e saj për investime
Ministri serb i Religjioneve dhe i Diasporës, Srxhan Sreçkoviq, është takuar me afaristë të diasporës serbe në SHBA
Ministri serb iu ka prezantuar dje afaristëve serbë në Çikago katalogjet e investimeve në Serbi, njoftojnë burimet zyrtare qeveritare serbe.
Ai i ftoi ata që të investojnë në Serbi dhe të realizojnë fitime atje, sepse, sipas tij, «Serbia është një shtet modern, në hap me trendet investuese moderne dhe aspiron të sigurojë kushte stimuluese për investitorët e huaj ».
Sreçkoviq ka nënvizuar rolin që mund ta luajë diaspora në rilansimin e ekonomisë së saj, si dhe në ciklin e ri të investimeve.
Ai ftoi po ashtu afaristët serbë në Çikago që t’iu ofrojnë partnerëve të tyre të jashtëm katalogjet e investimeve në Serbi.
Ministri e ka lavdëruar qeverinë e tij, duke thënë se kjo është hera e parë që një qeveri të sjellë aq shumë projekte konkrete të investimeve.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit












