E-Diaspora
Minstri Kurz viziton klubin “Loco” në Vjenë, me pronar shqiptar
Klubi rinor “Loco” është një nga klubet më të preferuar të studentëve në Vjenë. Mikpritja e mirë dhe atmosfera që zhvillohet në këtë klub me traditë tashmë 10 vjeçare, e bën atë ta vizitojnë studentë nga e gjithë bota të cilët jetojnë në Vjenë të Austrisë. Ditë më parë këtë klub e ka vizituar edhe ministri i Jashtëm dhe i Integrimit në Austri, Sebastian Kurz. Për këtë vizitë shkroi edhe gazeta austriake “Heute.at”.
Megjithatë, për pronarët e këtij klubi, Ismet Krasniqin dhe Agron Hoxhën, vizita e Kurz-it nuk ishte hera e parë.
“Ministri Kurz është myshteri i yni ndoshta prej shtatë vitesh. Ai ka vizituar klubin tonë edhe në kohën kur ishte vet studentë.”, thotë njëri nga pronarët, Ismet Krasniqi për “albinfo.ch”.
Sipas Krasniqit vizita e tij është një respekt për klubin i cili shpesh herë është përzgjedhur në klubet me të preferuara për studentë në Vjenë.
“Ne jemi të lumtur për vizitën e ministrit Kurz, kjo na bën që të punojmë edhe më shumë kur ne mesin e myshtërive kemi edhe mysafirë si ministri Kurz apo politikanë të tjerë austriak”, shprehet ai.
Pavarësisht se ministri Kurz është sot një politikan, në jetën e përditshme është një person shumë i thjeshtë dhe i shoqërueshëm.
“ Përveç vizionit të tij si politikan, thjeshtësia e tij e ka bërë që ai të jetë nder politikanët më të preferuar në Austri, veçanërisht tek të rinjtë. Ne jemi takuar disa herë më të, dhe kur bisedon në jetën e përditshme ai parapëlqen që ta thërrasësh në emër dhe jo në mënyrë zyrtare”, tregon Krasniqi.
Ai tha se së bashku me stafin e tij do të mundohen ta vazhdojnë traditën e mirë edhe për shumë vite në të ardhmen!
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













