Sport
Seferi: “Më mirë vdes në ring se të dorëzoj titullin”
Nuri Seferi do të boksojë më 24 shtator në Gostivar me belgun Tony Ingelrest
Kampioni Evropian i boksit në versionin WBO, shqiptari nga Maqedonia me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi (megjithatë) do të vazhdojë boksin. Ndryshe nga një njoftim që kishte qarkulluar javë më parë në mediet gjermane dhe shqiptare, Seferi nuk e ka aspak ndërmend të dorëzohet.
Në shkrimet e publikuara më parë thuhej se ai kishte një ndërhyrje të komplikuar kirurgjike, pas të cilës nuk do të mund të merrej më aktivisht me boks. Për më tepër, citohej menaxheri i tij të ketë thënë se Nuriu duhej të dorëzonte titullin e kampionit, pa luftë.
I pyetur rreth kësaj nga gazetari i figosport.de, ai është përgjigjur: “Më me dëshirë vdes në ring…”
Tash, portali Figosport.de njofton se Nuri Seferi, i cili është i pesti në ranglistën botërore të kategorisë së vet, do të boksojë më 24 shtator në vendlindjen e tij, në Gostivar. Portali citon me këtë rast organizatorin e meqit, Islam Shaqri (Sakiri Group). Sipas tij, Nuri Seferi me këtë datë do t`i kryqëzojë dorezat me belgun Tony Ingelrest. Në po këtë mbrëmje, edhe vëllai i tij më i ri, Sefer Seferi (The Real Deal) do të boksojë kundër hungarezit Gabor Zsalek.
Nuri Seferi është tashmë në një fazë të avancuar të stërvitjeve nën drejtimin e trajnerit Oktay Urkal në Zvicër dhe pritet se nuk do të lejojë befasi në ring.
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër Në Lugano, Irma Kurti u emërua “Akademike Nderi” nga Universum Academy dhe fitoi çmimin e tretë... -
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!












