Lajme
Miçunoviq: Është e dëmshme të jetosh në iluzione
"Gjendja në Kosovë, nga shpallja e pavarësisë, ka ndryshuar në dëm të Serbisë. Shqiptarët kanë ndërtuar institucionet e tyre"
Në një intevistë të tij dhënë gazetës serbe “Dnevnik”, kryetari i Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Serbisë, Dragolub Miçunoviq, ka alarmuar se Serbia, sa i takon politikës së saj ndaj Koeovës, është duke jetuar në iluzione.
“Është e pashëndetshme jeta në iluzione. Dhe, sa më shumë që jetojmë në vetëmashtrimin se kemi fuqi dhe ndikim në Kosovë, aq më shumë do të humbim kohë”, ka thënë Miçunoviq.
Pastaj ai ka tërhequr vërejtjen se “sovraniteti serb mbi Kosovën” ka të bëjë vetëm me botën virtuale dhe jo atë reale.
Miçunoviç ka thënë se gjendja në Kosovë, nga shpallja e pavarësisë e këndej, ka ndryshuar në dëm të Serbisë, sepse shqiptarët kanë ndërtuar institucionet e tyre. Po ashtu, Kosovën e ka njohur nga pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e vendeve anëtare të BE-së, dhe SHBA”.
“Sovran është ai që e ka autoritetin në një vend, ai i cili mund të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa dihet se kush është aktualisht sovran në Kosovë”, ka thënë ai.
Pastaj Miçunoviq, i pyetur për opsionin e ndarjes së Kosovës ka thënë: “Ka qenë një kohë kur kjo ka mundur të bëhej. Por, presidenti ia atëhershëm, Koshtunica kundërshtonte. Duke besuar se drejtësia ndërkombëtare ishte në anën e serbëve, ai thoshte: “përse ta ndajmë një territor që është i tëri i yni”.
Po ashtu Dragolub Miçunoviq ka deshifruar qëndrimin e Gjermanisë, të kumtuar gjatë vizitës së kancelares Merkel si politikë pragmatike e Evropës. Ajo, sipas tij, ka thënë se Serbia nuk duhet të kapet pas formaliteteve (si vula etj.) se ajo duhet t`i zhbëjë strukturat paralele në Kosovë dhe se nuk do të ketë kurrfarë ndarjeje në Kosovë.
Kryetari i Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Serbisë në vazhdim ka tërhequr edhe vetë vërejtjen që “të hiqet dorë nga respektimi i formaliteteve, kur është fjala për vulat doganore. “Serbia do të humbte rreth 400 milion euro me hhumbjene tregut të Kosovës, kështu që duhet të kihet parasysh kjo. Fundja, Serbia atje do të eksportojë, sepse nuk mundet ta bëjë këtë në Amerikë, ka thënë Miçunoviq për gazetën serbe “Dnevnik”.
E-Diaspora
-
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se një prej platformave më të mëdha... -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove Në vitin 2023, transporti në Zvicër gjeneroi kosto prej rreth 117 miliardë CHF. Në të njëjtën... -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet












