Lajme
Thaçi, thotë ta ketë takuar Tadiqin disa herë
Kryeministri Hashim Thaçi, nuk ka mohuar se ka pasur takime me presidentin serb, Boris Tadiq
Ai ka thkesuar se nuk kanë qenë vetëm dy takime, ashtu siç raportonte Wikileaks, por sipas tij ka pasur më shumë.
“E vërteta është se nuk kanë ndodhur dy takime, por shumë më shumë takime në konferencat e ndryshme ndërkombëtare edhe në Vjenë, edhe në Bruksel edhe në Neëu Jork dhe vende të tjera”, ka thënë Thaçi, për Kosova sot .
Sipas tij ato kanë qenë konferenca ndërkombëtare ku nuk kanë munguar as dorshtrëngimi. “Prandaj ne duhet të sillemi si burrështetas e jo si qyqar. Nuk ka çka të fshihet, nuk jemi të vetmit që jemi takuar me presidentin Tadiq. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tërë delegacioni kosovar”, ka thënë kryeministri i Kosovës.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel më 2 shtator për vulat doganore si një hap të rëndësishëm përpara drejt lirisë së tregtisë në rajon.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë dhe Misioni evropian për sundimin e ligjit, në një kumtesë të përbashkët, kanë thënë se janë konsultuar nga autoritetet në Kosovë mbi procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Plani që ka rezultuar ka për synim përmirësimin e sundimit të ligjit në portat në veri të Kosovës. Plani do të operacionalizohet më 16 shtator”, thuhet në kumtesë. Aty vihet në pah pritja e BE-së për heqjen e embargove në tregti midis Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, i ka cilësuar si shumë pozitive konsultimet që autoritetet kosovare kanë bërë në këtë drejtim.
“Shpresoj që kjo do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes së arritur në tavolinën e dialogut. Plani do të ndihmojë në parandalimin e kontrabandës dhe do të përmirësojë sigurinë në njësinë e vetme doganore të Kosovës”, ka thënë ai.
Në komunikatë, shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, citohet të ketë thënë se e gjithë kjo është në funksion të përmirësimit të sundimit të ligjit në veri, që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe është ajo për çfarë angazhohet EULEX-i.
“Në porta do të ketë ekipe të përziera. Puna operacionale do të bëhet nga EULEX-i, në përputhje me mandatin që ka”, ka thkesuar De Marnhac.
E-Diaspora
-
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se një prej platformave më të mëdha... -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove Në vitin 2023, transporti në Zvicër gjeneroi kosto prej rreth 117 miliardë CHF. Në të njëjtën... -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet











