Shkurt.ch
Zviceranet, ndër gratë që bëhen më së voni nëna
Sipas zyrës statistikore evropiane Eurostat mosha mesatare kur gratë e Zvicrës bëhen për herë të parë nëna është mosha 30.6 vjeçe. Ndërsa mesatarja evropiane është në moshën 29 vjeçare
Gratë e Zvicrës po u krahasuan me gratë e shteteve tjera evropaine bëjnë pjesë ndër ato që më së voni vendosin të bëhen nëna. Kështu, në vitin 2015 vetëm spanjollet dhe italianet kishin bërë lindjen e fëmijës së tyre të parë në moshë më të shtyrë se zviceranet. Italianet, ndjenjën e të qenit nënë e përjetojnë mesatarisht në moshën 30.8 vjeçare. Po ashtu në moshën mbi 30 vjeçare bëhen për herë të parë nëna edhe gratë nga Luksemburgu dhe Greqia.
Sipas zyrës statistikore evropiane Eurostat mosha mesatare kur gratë e Zvicrës bëhen për herë të parë nëna është mosha 30.6 vjeçe. Ndërsa mesatarja evropiane është në moshën 29 vjeçare.
Në pjesën e poshtme të listës, gjegjësisht me moshë më të re mesatare janë nënat e vendeve të Evropës Lindore si ato të Bullgarisë, Rumanisë dhe Lituanisë. Në këto vende, mpsha mesatare e kësaj kategorie është 26 vjeçare.
Sa i përket numrit të fëmijëve që lind mesatarisht një nënë, gratë zvicerane me 1.5 fëmijë janë në mesataren evropiane.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














