Shkurt.ch
Ndalohet tubimi turk në favor të Erdoganit
Në manifestim ishte paralajmëruar pjesëmarrja e politikanit të AKP Hursit Yildirim, i cili do të propagandonte reformimin e kushtetutës turke, në favor të Erdoganit
Fushata që presidenti turk Erdogan për ndryshimin e kushtetutës po ashpërsohet edhe në vendet jashtë Turqisë, ku jeton emigracioni turk. Kështu, edhe në Zvicër prej disa ditësh informacionet lidhur me lejimin ose ndalimin e një fushate të tillë në territorin zviceran janë ndër kryelajmet e ditës.
Ditë më parë Kantoni i Cyrihut kishte vendosur që për shkaqe sigurie të ndalonte një tubim në kuadër të kësaj fushate ku do të fliste ministri i jashtëm turk, Cavusoglu. Ndërkohë, Berna zyrtare e ka kundërshtuar kantonin e Cyrihut, duke vlerësuar se rrezikshmëria eventuale e mbajtjes së një manifestimi nuk e arsyeton ndalimin e tij, pasi që më shumë peshon e drejta themelore e lirisë së shprehjes së mendimit.
Ndërkohë edhe Policia e Kantonit Aargau ka shpallur të ndaluar një manifestim që e kishte paralajmëruar një parti turke (UETD) në Spreitenbach. Policia ka thënë se mbajtja e këtij tubimi mund të përbëjë rrezik për sigurinë. Në manifestim ishte paralajmëruar pjesëmarrja e politikanit të AKP Hursit Yildirim, i cili do të propagandonte reformimin e kushtetutës turke, në favor të Erdoganit. Më parë Cyrihu e kishte ndaluar një manifestim tjetër ku do të merrte pjesë politikani i përmendur.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












