Lajme
EULEX-i, shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Vendimi nuk bëhet efektiv derisa nuk publikohet në gazetën zyrtare", ka theksuar zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing
EULEX-i është duke e shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka interpretuar Kushtetutën në rastin e imunitetit për deputetët në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se “deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.
”EULEX-i po e shqyrton vendimin e Gjykatës dhe EULEX-i vëren se vendimi nuk bëhet efektiv derisa nuk publikohet në gazetën zyrtare”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing.
I pyetur nëse EULEX-i do të zbatojë urdhër-arrestin në rastin e deputetit Limaj, i lëshuar para disa muajsh, zëdhënësi Klasing tha se për një gjë të tillë njëherë për njëherë misioni evropian nuk jep komente.
Çështja e imunitetit ka arritur deri te Gjykata Kushtetuese, për shkak të urdhër arrestit qe EULEX ka ngritur kundër deputetit, Fatmir Limaj.
Limaj dhe nëntë persona të tjerë, aktakuza e konfirmuar tashmë, i ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, që supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.
Avokati i deputetit Limaj, Tomë Gashi tha se tani para EULEX-it mbesin dy opsione.
Sipas tij pas interpretimit të Gjykatës Kushteteuse, pas nxjerrjes së vendimit, i cili është bërë me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, EULEX-i i ka dy mundësi: që të heqë dorë nga urdhër-arresti që është lëshuar më mars të këtij viti për Fatmir Limaj, dhe e dyta që ta implementojë atë fletarrestim, respektivisht që ta tentojë ta arrestojë atë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











